Telegrafi

Aksion i Policisë Financiare në Manastir, ndalohen persona e dyshuar

Sot nga orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryen kontrolle në disa lokacione në Manastir, ndërsa po ndalohen persona e dyshuar.

“Aksioni është rezultat i procedurës parahetimore një mujore për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilën e ka kryer Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Manastir”, njofton Drejtoria e Policisë Financiare.

Pas përfundimit të aksionit, Policia Financiare, siç është paralajmëruar, do të japë informacion të detajuar për këtë rast./Telegrafi/