Site icon Telegrafi

Aksion i përsosur i Brazilit – a do të fitojë ky gol çmimin Puskas?

Ary Borges u bë lojtarja e parë që shënoi një hat-trick në Kupën e Botës për Femra të kësaj vere të për të mposhtur Panamanë dhe për të nisur turneun e tyre me fitore.

Por, ishte menduar si një pasim nga Ary për sulmuesen Bia Zaneratto, e cili vodhi vëmendjen dhe i kujtoi të gjithëve se çfarë mund të bëjë Brazili në këtë kampionat.

Lëvizja filloi kur një nga lojtaret kryesore të Brazilit, Debinha, depërtoi nga e majta, u kthye dhe shkëmbeu pasime me Adrianan, e cila ia ktheu topin sulmueses me një pasim të bukur përpara se krosi i parë i Debinhas të gjente Aryn brenda zonës.

Ajo që ndodhi më pas ka kontribuar kryesisht në diskutimin nëse ky gol, i shënuar në skenën botërore, mund të jetë një kandidat i FIFA Puskas në fund të vitit. Ary e stopoi topin në mënyrë sublime, përpara se ta kthente topin te Zaneratto e lirë, i cila gjuajti me gjakftohtësi nga jashtë zonës për të vënë qershinë mbi tortën e një paraqitjeje të shkëlqyer të Brazilit.

Futbolli i femrave ka një histori të pasur kur bëhet fjalë për nominimet e FIFA Puskas, me Kumi Yokoyama të Japonisë që ishte nominuar e para në vitin 2010. Që atëherë, të tilla si Heather O’Reilly, Louisa Cadamuro, Lisa De Vanna, Carli Lloyd, Ajara Nchout, Amy Rodriguez , Billie Simpson, Shirley Cruz, Sophie Ingle, Salma Paralluelo dhe Alessia Russo janë nominuar, kjo e fundit për goditjen e saj me thembër një vit më parë kundër Suedisë në gjysmëfinalen e Euro 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version