Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë prej ora 23:00 deri në ora 5:00 zbatoi aksionin kontrollues për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit.
Nga ana e zyrtarëve policor janë kontrolluar 180 vozitës, ndërsa në 33 prej tyre është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, përderisa njëri ka refuzuar të testohet në testimin për praninë e alkoolit në trup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me shkeljet e konstatuara nga Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për Automjetet, janë marrë 34 masa, 34 shoferë të trafikut u përjashtuan, u dhanë 34 urdhërpagesa të detyrueshme dhe u zbuluan 48 shkelje të tjera./Telegrafi/