Site icon Telegrafi

Aksion për të ndihmuar fëmijët e familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor

Maniakë t’Leximit në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “NDI”, si dhe me American Corner of Kosovo organizojnë sot aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Vullnetarët e grupeve do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore në sheshin “Skënderbeu” nga ora 12 deri në ora 19.00.

Ata me këtë rast bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e aksionit, të kontribuojnë duke sjellë çanta krahu, çanta të vogla për lapsa, fletore, lapsa, kimik, ngjyra, vizore, kompas, pentagram, bllok vizatimi, libra të shkollës së mesme, etj.

Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave mund të jenë të përdorura, por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra.

Exit mobile version