Telegrafi

Aksion për prishjen e mureve ilegale të shtëpizave në Kodrën e Diellit (Video)

Inspektorati Komunal i Tetovës ka ndërmarrë një aksion për prishjen e mureve rreth shtëpizave në Kodrën e Diellit, të cilat konsiderohen si ndërtime pa leje.

Disa nga pronarët e shtëpizave në Kodrën e Diellit për Klan Maqedoni, thanë se nuk kanë qenë të informuar për këto rrënime dhe sipas tyre, aksioni i Inspektoratit Komunal është i papritur dhe i pa drejtë.

Por nga Inspektorati Komunal i Tetovës hedhin poshtë këto pretendime. Përmes një komunikate për media ata thonë se pronarët janë paralajmëruar paraprakisht dhe kanë qenë të detyruar të ndërmarrin masa ndëshkues

“Edhe pse pronarët janë paralajmëruar paraprakisht, dhe u janë dhënë edhe aktvendime, të njëjtët nuk i kanë zbatuar obligimet që burojnë nga vendimet e plotfuqishme të inspektoratit. Për këtë arsye, inspektorati ishte i detyruar që të intervenojë duke rrënuar ose mënjanuar objektet pa leje, gjegjësisht muret rrethuese dhe rrethojat”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit komunal të Tetovës.

Përndryshe, Kodra e Diellit është vend turistik në vend e cila gjatë çdo sezoni mbledh mijëra turistë nga vendi dhe jashtë./Telegrafi/Klan/

Foto: Klan Macedonia