Në prag të sezonit turistik në Ohër, shoqata “Vrello” sot dhe nesër do të zbatojë aksionin ekologjik për pastrimin nënujorë të liqenit të Ohrit. Zhytësit aksionin do ta fillojnë nga plazhi në rajonin turistik “Shën Stefani”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është aksioni i dytë nga dhjetë të planifikuarit për pastrimin nënujorë të liqenit, ndërsa do të realizohet nën moton: “Të mos arsyetohemi para gjeneratave të ardhshme se nuk kemi tentuar të bëjmë asgjë për të mbrojtur ujin dhe natyrën”.
Organizatorët thonë se qëllimi i këtij aksioni është që të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së ujit dhe mjedisit në përgjithësi./Telegrafi/