Site icon Telegrafi

Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm në komunën Qendër

Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm dhe tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth ‘Tregut të gjelbër’ dhe tregun ‘Bunjakovec’ komuna Qendër, në koordinim me Sektorin për punë të brendshme-Shkup, Policinë rrugore, Sektorin për inspektoriat të Bashkisë së Shkupit, Inspektoriatin shtetëror të tregut dhe NP ‘POC’, ka filluar aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm.

Komuna Qendër, siç informojnë, përmes kumtesave dhe afisheve i ka njoftuar rishitësit që t’i dislokojnë tezgat e paligjshme, si dhe se pas skadimit të afatit të dhënë ligjor, do të vijojnë edhe masa ndëshkuese, njofton AIM.

Pas aksionit të përbashkët, siç theksohet në kumtesë, për rishitësit e paligjshëm do të shqiptohen dënime me para ose punë e caktuar e përgjithshme e dobishme. /Telegrafi/

Exit mobile version