Rreth 1.500 qytetar të Ohrit shprehën interes që në mënyrë aktive të kyçen në aksionin e madh ekologjik “Ohri im i pastër Ohër” çka sot do të zhvillohet në territor më të gjerë të qytetit dhe përgjatë bregut lindor të Liqenit të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të aksionit, të organizuar nga mediat e Ohrit, shoqata ekologjike sportive, me mbështetjen e komunitetit lokal të biznesit dhe vetëqeverisjes lokale, planifikohet të pastrohen pjesët më të vizituara të qytetit, zona qendrore dhe plazhet ku është frekuenca më e madhe e turistëve.
Në mënyrë aktive do të kyçet edhe divers klubi nënujor “Ohri”, të cilët do ta pastrojnë fundin e Liqenit të Ohrit në fshatin Peshtan. /Telegrafi/