“Tradita e dibranëve është të ruajë doket dhe ritet dibrane. Një kod i kësaj tradite është edhe ruajtja e ambientit jetësor, si brenda oboreve ashtu edhe jasht tij”, me këtë motivacion sot u realizua aksion i përbashkët i shoqatave joqeveritare për pastrimin e e bregut të Liqenit të Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky aksion u shrehën organizatorët ka për qëllim, të pastrohet bregu i liqenit nga mbeturinat, të ngritet vetëdija e qytetarëve, pushteteve lokale të tre komunave dhe Minsitrise se Ekologjise për të marrë masa për mbrojtjen e liqenit nga ndotja.
Për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet që strukturat e pushteteve vendore të Komunave: Dibër, Qendër e Zhupës dhe ajo e Rostushit së bashku me Ministrinë e Ekologjisë të intensifikojnë aktivitetet rreth zgjidhjes së problemit të trajtimit të mbeturinave të forta./Telegrafi/