Telegrafi

Aksion për pastrimin e hapësirës në Qendrën klinike të Shkupit

Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në kuadër të Qendrës klinike dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor sot zbaton aksion për pastrimin e hapësirës në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup

Aksioni, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zbatohet me mbështetjen e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, “Parkingut të qytetit”, “Higjienës komunale”, “Parqeve dhe gjelbërimeve” dhe deponisë “Drislla”.

Drejtoresha e Shërbimeve të përbashkëta, Shkodrane Dardhishta, informoi se aksioni ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe është përfshirë hapësira midis të gjitha klinikave, me grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave të gjelbra, ndërsa po pastrohen edhe korridore, dhoma pritjeje dhe ashensorët e klinikave.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor është duke e bërë dezinfektimin e depove ku po mblidhen mbeturinat komunale dhe mjekësore./Telegrafi/