Site icon Telegrafi

Aksion për pastrimin e gjitha komunave në Maqedoni

Aksion për rregullimin dhe pastrimin e ambientit jetësor sot do të realizohet në gjitha komunat në Maqedoni. Në aksion theks do të vendoset në pastrimin e deponive të egra, largimin e mbeturinave komunale, si dhe pastrimin e rrugëve dhe parqeve.

Kryeministri Zoran Zaev sot do ta vizitojë Dojranin, ku do të takohet me kryetarin e komunës Ango Angov, me të cilin do të bashkangjiten në aksionin që e organizon Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë aksion dje e paralajmëroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

“Bashkia e Shkupit dhe komunat tjera detyrën e tyre për ambient jetësor të pastër e vendosin mes prioriteteve më të rëndësishme në punën e tyre”, deklaroi Shilegov./Telegrafi/

Exit mobile version