Telegrafi

Aksion për pastrimin e deponive të egra në Shkup

Me moton “Bëhu pjesë e një të ardhme të pastër”, ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup sot organizon aksion masovik për pastrimin e deponive të egra.

Aksioni do të zhvillohet në një kohë në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa në të do të përfshihen të punësuarit e ndërmarrjes, komunat dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, studentët nga të gjitha universitetet e Shkupit, përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe shkollat fillore dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është që të rritet vetëdija publike për dëmin e hedhjes së mbeturinave dhe rrezikshmëria nga krijimi i deponive të egra që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë mjedisin jetësor dhe paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetare.

Fillimin e aksionit do të shënoj drejtori i NP “Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, në praninë e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ushtruesja e detyrës e ambasadores së ShBA-ve, ambasadori francez Christian Thimonier, kreu i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, kryetari i komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviq, përfaqësues të Odës ekonomike, profesorë dhe studentë të fakultetit Ekonomik, universiteti “Nëna Tereza” si dhe drejtorë të gjithë ndërmarrjeve publike pranë Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/