Telegrafi

Aksion për pastrim dhe shoqërim në Kalanë e Tetovës

Siç njoftojnë nga Këndi amerikan në Tetovë, të shtunën (nesër) në bashkëpunim me Klubet BRO dhe GLOW, do të organizojnë një ecje deri te Kalaja e Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ngjarje do të jetë një mundësi e madhe për shoqërim me njerëz të rinj, pjesëmarrje në aksionin e pastrimit si dhe në angazhimin tuaj në aktivitetet argëtuese që i kemi paraparë për ju” thuhet në njoftimin e Këndit amerikan në Tetovë.

Vendtakimi do të jetë tek Këndi amerikan në Tetovë, përballë Shtëpisë së Kulturës, në ora 9:00 paradite.

Nga kjo organizatë porosisin se ngjarja është e hapur për të gjithë dhe që mund të ftohen dhe shokë, si dhe pjesëmarrësve u sugjerohet që me vete të marrin ujë dhe xhaketa në rast të përkeqësimit të motit./Telegrafi/