Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” prej sot e deri më 19 korrik do të realizojë aksion për mbledhje të mbetjes së vëllimshme në komunën e Çairit.
Siç informojnë nga ndërmarrja, në katër lokalitete të kësaj komune,do të vendosen kontejnerë të posaçëm për mbledhje të mbetjes së vëllimshme, ku qytetarët mund të hedhin mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike.
Ekipet e NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, mbetjen e mbledhur nga enët do ta transportojnë në orët e mbrëmjes.
Nga ndërmarrja thonë se Ligji për pastërti publike ndalon që mbetja e vëllimshme të hidhet në sipërfaqe publike, ndërsa hedhja e saj e pandërgjegjshme rezulton në krijimin e deponive të egra dhe ndotje të mjedisit jetësor.
NP “Higjiena Komunale’’-Shkup apelon deri te qytetarët e komunës së Çairit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për hedhje të mbetjes së vëllimshme në enët e posaçme dhe njëherësh i njofton se pas përfundimit të aksionit këtë lloj të mbetjes mund ta hedhin vetëm në Qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte pa pagese.
Kontejnerët për hedhje të mbetjes së vëllimshme në komunën e Çairit do të jenë të vendosur në këto lokalitete: Udhëkryqi mes rrugëve “Dizhoni” dhe “Xhon Kenedi”, udhëkryqi mes bulevardit “Cvetan Dimov” dhe rrugës “Kosta Abrasheviq”,rruga “Serava” (në afërsi të Eftinija Impeksit), rruga “Resenska” (në afërsi të Restoranit “FaFa”), bëhet e ditur në kumtesën e ndërmarrjes.