Site icon Telegrafi

Aksion për largimin e tezgabe ilegale në komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit

, Image: 209492293, License: Rights-managed, Restrictions: Not available for use in a retail print or poster. Pre-approval required for use of content provider's name in Corbis advertising or promotion. Content not available for subscription distribution. Not available for use in Corbis Merchandise., Model Release: no, Credit line: Profimedia, National Geographic

Inspekcioni në komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit ka ndërmarrë një aksion të largimit të tezgave ilegale përreth tregut të gjelbërt të kësaj komune, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni është ndërmarrë pas ankesave të qytetarëve të cilët thonë se shkaku i tezgave nuk arrijnë të kenë qasje në hyrjet e pronave të tyre.

Fillimisht, tregtarët janë paralajmëruar që të tërhiqen, por një pjesë e tyre kanë vazhduar me aktivitetin tregtarë. Atyre u është shqiptuar gjobë prej 50 euro dhe u është konfiskuar malli. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në bashkërendim me Agjencinë për ushqim dhe veterinari, Inspektoriatin shtetëror tregtar, Inspekcionin e Bashkisë së Shkupit dhe personave zyrtarë të MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version