Organizata komunale e Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Institutin për transfuziologji për të katërmbëdhjetën sot realizon aksionin tradicional të dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë së virgjër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aksioni ka filluar sot nga ora 9 dhe do të zgjasë deri në orën 17 në Shtëpinë e ARM në Shkup. Organizatorët presin që të tejkalohet numri prej 242 njësi gjaku që ishin realizuar në aksionin e vitit të kaluar./Telegrafi/