Site icon Telegrafi

Aksion për dhurim të gjakut në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë

Mbi 120 të punësuar në Fondin për sigurim shëndetësor kanë dhuruar gjak për të ndihmuar të tjerët. Çdo pikë gjaku është e mirëseardhur, ndërkaq aktiviteti është bërë tashmë tradicional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave që i ka Fondi, në institutin për transfuziologji ka njësi të mjaftueshme të gjakut. Gjendja është stabile pasi që aksione të dhurimit të gjakut bëhen në mënyrë të bashkërenduar me Institutin.

Aksioni i Fondit për sigurim shëndetësor quhet ”Zemra e Fondit”. Ata zotohen se do të dhurojnë gjak, deri sa të kenë mundësi të mira shëndetësore./Telegrafi/

Exit mobile version