Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut.
Aksioni fillon nga ora 12:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It Kosova, do të marrë pjesë Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënkryetari i Komunës së Istogut dhe zyrtarë tjerë komunal.
Dje aktivitet pastrimi është organizuar në Vushtrrin ku u pastruan deponi ilegale dhe ambienti përreth.
Gjatë këtij aksioni u pastruan 4 deponi ilegale brenda qytetit me makineri, dhe u larguan 70 thasë mbeturina përgjatë rrugëve. /kp/