Policia rrugore për më pak se tre orë mbrëmë në katër të marrjes së masave dhe aktiviteteve për ndalimin e organizimit dhe pjesëmarrjes në garat e egra ka regjistruar 15 shkelje dhe ka dhënë 15 gjoba për shkelje të ligjit.
Siç thonë nga MPB, gjatë periudhës nga ora 22:30 më 08.05.2018 deri më ora 1:00 09.05.2018, nga ana e Njësisë për siguri në komunikacion nën Sektorin për Punë të Brendshme Shkup janë marrë masa dhe aktivitete për ndalimin e organizimit dhe pjesëmarrje në garat e egra të motoçikletave në rrugët “Xhon Kenedi”, “Lazo Trpovski” dhe “2-pa Makedonska Brigada”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Nëpër mes kësaj, janë regjistruar 15 thyerje ligjore për të cilët janë dhënë 15 dënime me pagesë për shkelësit. Dy nga pjesëmarrësit nuk kanë pasur dokumente personale për motoçikletat dhe për këtë janë paraburgosur në stacionin policor Bit Pazar për procedurë të më tejshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/