Site icon Telegrafi

Aksion në Vllae të Shkupit, kapet me drogë 22 vjeçari

Gjatë kontrollit në banesën e Lj.G. (22) në vendbanimin Vllae në Shkup, dy pako më të mëdha me rreth 350 gram amfetaminë, një peshore digjitale, gjysmë kilogram marihuanë, 333 copë ekstazi dhe sende për të cilat ekziston dyshimi se janë me origjinë nga shitja e drogës e gjetur dje, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Më parë LJ.G. është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor, ndërsa kundër tij do të bëhet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal, ndërsa gjatë ditës së sotme do të paraqitet para gjyqtarit për procedurë paraprake.

Sipas informacioneve të marra, droga e gjetur ishte paraparë t’u shitej dhe t’u shpërndahej shitësve dhe argëtuesve të tjerë për natën e ndërrimit të viteve, thotë MPB.

Exit mobile version