Site icon Telegrafi

Arrestohen edhe bashkëpunëtorët e ish-kryetarit të Zagrebit

Një aksion i madh i policisë kroate dhe USKOK është duke u zhvilluar.

Të paktën tetë persona deri më tani janë arrestuar, ku në mesin e tyre janë edhe bashkëpunëtor të ish-kryetarit të Zagrebit, i ndjeri Milan Bandiq.

Shoferët e Bandiqit, Zdravko Krajina dhe Vladimir Gjajo, i ashtuquajturi Mbreti i Ardhjes, Denis Mohenski, punonjësi i zyrës së qytetit për planifikimin fizik, Jelena Çekliq dhe kreu i shërbimit të ekspertëve të kryetarit Andrea Sulentiq u arrestuan, zbuloi index.hr.

Arrestimet e ish-bashkëpunëtorëve të Bandiqit po kryhen nën dyshimin e krimeve të kryera gjatë ish-administratës së qytetit të Zagrebit.

Gjithashtu është arrestuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i HRT-së, Kazimir Baçiq. Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ndërmjetësimin midis kryetarit të atëhershëm, Milan Bandiq dhe ish-pronarit të Fabrikës së Llambave të Lehta Elektrike, Milan Lonçariq, i cili gjithashtu u arrestua këtë mëngjes.

Këtë mëngjes, policia kontrolloi shtëpinë e Kazimir Baçiq në Tushkanac të Zagrebit, nga e cila nxori sende të ndryshme. Pas kësaj, policia e nxori Baçiq nga shtëpia dhe e çoi në HRT, ku kërkuan zyrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version