Site icon Telegrafi

Aksion i madh në Itali: Ndalohen 142 persona për trafik droge, mes tyre doganierë dhe policë

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se sot në një operacion kundër mafies kalabreze, Ndrangheta kanë arrestuar 142 persona aktivë në tregtinë e drogës nga klanet e qytetit të Kozencës.

Rreth 109 persona u arrestuan pas bastisjeve të agimit që përfshinin policinë federale të Karabinierëve, forcat lokale dhe oficerët e specializuar të njësisë së krimeve ekonomike, të kryesuar nga prokurorët antimafia nga qyteti bregdetar i Catanzaro, njoftoi policia.

Të arrestuarit ishin anëtarë të klaneve të njohura të familjes Lanzino-Patitucci dhe Zingari nga Kozenca, raporton dailysabah.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një zyrtar i doganave dhe policisë financiare të Italisë.

Përveç 109 personave që u ndaluan, 20 të tjerë u caktuan në arrest shtëpie dhe 13 të tjerë u nënshtruan masave të tjera shtrënguese.

Sipas deklaratës së policisë, grupi dyshohet për vepra të ndryshme, duke përfshirë anëtarësimin e ‘Ndrangheta’, “trafik droge i rënduar nga shoqata mafioze” dhe vepra të tjera.

Vincenzo Capomolla, prokurori publik i Catanzaro, u tha gazetarëve se grupet mafioze po “asfiksonin” dyqanxhinjtë dhe njerëzit e biznesit të Cosenza përmes zhvatjes.

Ndryshe, aktiviteti i tyre kryesor është trafiku i drogës, ndonjëherë duke përdorur fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version