Telegrafi

Aksion kundër fenomenit Sim to Sim

Zyrtarë policorë i kanë thënë KTV-së se ky aksionin llogaritet të jetë aksioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga Policia e Kosovës. Megjithatë ata nuk kanë pranuar të japin detaje tjera me arsyetimin se kjo do të mund të pengonte aksionin e ndërmarrë nga policia.

Ka shumë vjet që dy operatorët legalë, Vala dhe Ipko, janë duke u përballur me humbje të vazhdueshme për shkak të këtij fenomeni. Ky fenomen sipas statistikave brenda një viti i humb PTK-së miliona euro. /Telegrafi/