Policët për siguri në komunikacion të stacionit policor të Tetovës, kanë ralizuar sot disa aktivitete informuese-parandaluese, me moton ”Kujdes, dimri në rrugë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, policoët shpërndanë broshura të përgatitura në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me të cilat, u akujtojnë shoferëve për obligimet e tyre dimërore, si mbajtja e pajisjeve të përshtatshme, si edhe drejtim me kujdës të automjetit, në kushte dimri.
Sipas Ligjit për siguri të komunikacionit rrugor, automjetet motorike dhe maqineria lëvizëse, në periudhën 15 nëntor – 15 mars, detyrimisht duhet të mbajnë përgatitje dimërore – zinxhirët për gomat. Në të kundërtën, shoferët do të paditen me gjobë prej 45 euro, respektivisht 25 pika negative./Telegrafi/