"Krimineli i rrezikshëm" është 26-vjeçari Edvin L. i cili të dielën në mbrëmje për arsyet që i di vetëm ai në tualetin e një restorantit të Varshavës ka vjedhur një letër tualeti, por i është bërë si gungë në gjoks, prandaj të punësuarit e restorantit e kanë hetuar se kishte fshehur nën xhaketë.
Policia pas lajmërimit ka nxituar dhe ka zbuluar se hajni i letrës së tualetit me vlerë prej 0.3 eurosh, në fakt ka bërë sherr më të madh pasi që kishte thyer kutinë e letrës dhe kishte shkaktuar dëm prej 79 eurosh.
Për këtë “krim” të riut polak i kërcënohen hiq më pak se dhjetë vjet burg, e krejt çfarë është serioze në këtë muhabet është se publiku është informuar në faqen zyrtare të policisë së kryeqytetit polak.