Site icon Telegrafi

Aksion humanitar i teatrove për SOS Fshatin për fëmijë

Me rastin e 27 marsit, Ditës botërore të teatrove, aktorët do të luajnë nga një shfaqe për nder të fëmijëve të SOS fshatit për fëmijë Maqedoni, ndërsa të ardhurat nga shfaqjet do të jenë donacion për një fëmijëri të tyre më të lumtur.

Në aksionin, “Teatrot për fëmijë të SOS Fshatit për fëmijë Maqedoni”, janë kyçur edhe Teatri për fëmijë dhe të rinj me shfaqjen “Flauti magjik” e cila luhet më 27 mars me fillim në orën 12.30, Teatri i dramës me shfaqjen “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, Tetari shqiptar shfaqjen do ta prezentojë më 28 mars, Teatri turk shfaqjen e tij, për fëmijët e SOS Fshatit për fëmijë Maqedoni do ta luajë në fillim të prillit.

Juliana Nakova Gapo drejtoresha nacionale e SOS Fshatit për fëmijë Maqedoni, në emër të fëmijëve dhe gjithë ekipit të SOS Fshatit për fëmijë Maqedoni, ka shprehur falënderim deri te teatrot për humanitetin dhe përkushtimin për këtë aksion.

“SOS Fshati për fëmijë Maqedoni këtë vit e feston jubileun 15­vjeçar. Për 15 vjet jemi të përkushtuar në sigurimin e një ambienti të ngrohtë familjar, dashuri, kujdes për fëmijët ndërsa para së gjithash, të sigurojmë fëmijëri të lumtur pasi që çdo fëmijë e meriton këtë. Organizata jonë me të vërtetë mund të krenohet me atë që shumë fëmijë kanë arritur t’i tejkalojnë problemet të cilat i sjell jeta dhe t’i gëzohen fëmijërisë dhe të jenë më të përgatitur për sfidat të cilat i presin në botën e të rriturve”, thotë Nakova Gapo.

SOS Fshati për fëmijë Maqedoni është pjesë e familjes së madhe të organizatës ndërkombëtare SOS Fshati për fëmijë internacional, në mbi 132 vende të botës. SOS Fshati për fëmijë Maqedoni përkujdeset për fëmijë pa prindër dhe pa kujdes prindëror.

Exit mobile version