Telegrafi

Aksion humanitar në Karposh për festën e Pashkëve

Këtë fundjavë para marketeve në territorin e Komunës Karposh, do të realizohet aksioni humanitar tradicional “Të jemi humanë për fqinjët tanë”, i paraparë për mbledhjen e ushqimit si ndihmë për familjet me gjendje të rëndë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna e Karposhit apelojnë tek qytetarët të cilët kanë mundësi, që këtë fundjavë përkrah pazarit të tyre, të dhurojnë edhe për bashkëqytetarët e tyre me qëllim që t’u zbukurohet tryeza gjatë festës së pashkëve.

Ky aksion organozohet tre herë në vit, edhe për Ditët e Komunës së Karposhit, festat e Vitin e Ri dhe festat e Pashkëve./Telegrafi/