Në shenjë përkujtimi për ditëlindjen e 37-të të Toshe Proeskit, në sallën e Shtëpisë së ARM-së në Shkup, organizohet aksion humanitar i dhurimit të gjakut që ka filluar nga ora 09:00 dhe mbaron në ora 17:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Ana humane e Toshes është shembull pozitiv për të rinjtë të cilët pikërisht në këtë datë dhurojnë gjak, por është edhe motiv për dhuruesit e tjerë që të vazhdojnë edhe më tej me këtë gjest human. Ky aksion humanitar filloi që nga viti 2010 dhe vazhdon çdo vit në përkujtim të tij. Deri më tani kanë dhuruar gjak mbi 4000 njerëz”, theksojnë organizatorët.
Ky aksion organizohet nga Kryqi i Kuq-Shkup, Kryqi i Kuq-Gazi Babë, Instituti transfuziologjik, Fan klubi “Toshe Proeski” dhe fondacioni “Toshe Proeski.” Gjithashtu përkrahje dhanë edhe Klubi 25-klubi i dhuruesve të gjakut./Telegrafi/