Telegrafi

Aksion gueril para Kuvendit, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq “dënohen” me burg

Gjykata e popullit i shpall fajtorë për tradhti, personin Dimitar Kovaçevski me 101 vjet burg për tradhti, personin Bujar Osmani me 101 vjet burg për tradhti dhe personin Bojan Mariçiq me 101 vjet burg për tradhti.

“Aktvendim” të këtillë sollën aktivistët e Unionit të të rinjve të OBRM-PDUKM-së në aksionin e sotëm gueril.

Aktivistët e “Së Majtës” të cilët pothuajse dy javë kampojnë para qeverisë dhe kuvendit, thonë se atje do të mbeten deri më 1 shtator dhe se nuk do të lejojnë që Kushtetuta të ndryshohet.

Do të mbetemi këtu deri në shtator. Deri më 1 shtator sigurisht do të jemi këtu, kjo është e drejta jonë qytetare. Përndryshe çfarë të them më shumë, e shihni se janë së bashku, bishë me tre koka, LSDM, OBRM-PDUKM dhe BDI.

Protestat filluan më 2 korrik, dy ditë pasi BE-ja ua dorëzoi autoriteteve maqedonase propozimin francez. Që nga fillimi i protestave kundër këtij propozimi sipas informacioneve të MPB-së, u lënduan 54 policë, prej të cilëve 11 pësuan lëndime më të rënda, 38 persona janë arrestuar ndërsa kundër 21 persona është dorëzuar padi penale.