Komuna e Aerodromit në Bashkinë e Shkupit organizon aksion për grumbullimin e hedhurinave elektrike dhe elektronike të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komuna u bën thirrje qytetarëve që të shtunën të grumbullojnë të gjitha pajisjet që nuk u nevojiten më dhe janë të pashfrytëzueshme. Këtu përfshihen kompjuterë të vjetër dhe laptopë, tastatura, kabllo, ndëgjuese, telefona, kamera dhe fotoaparate të vjetëruar, sisteme stereo, stufa elektrike, maqina thithëse të pluhurit, kondicioner ajri, aparate kafeshë, etj.
Përndryshe, një aksion të ngjashëm komuna e Aerodromit e organizoi në fillim të dhjetorit./Telegrafi/