Policia ka kontrolluar 10 banesa, tri hotele, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 11 persona në kuadër të planit të masave për kapjen e Klement Balilit, i njohur si baroni i drogës në Ballkan, apo “Eskobari i Ballkanit”.
Policia njofton se kontrollet janë kryer pas urdhrave të lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Policia bën të ditur se ka ushtruar kontroll në: banesën e Klement Balilit; banesën e B. B; banesën e S. B.; banesën e H.B, të katërta në Stjar të Delvinën; banesën e Th. F.; banesën e Th. F.; banesën e Th. F.; banesën e E. Sh.; banesën e A. S.; banesën e A.H, të gjitha në Sarandë, njofton Top Channel.
Ndërkohë policia po merr në pyetje edhe 11 persona në lidhje me të kërkuarin Klement Balili.
Një ditë më parë, ministri Tahiri tha se Balili “mund t’i ketë ende ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë”.