Site icon Telegrafi

Aksion i gjerë kundër lokaleve të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një operacion të zhvilluar dje në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë, kundër lokaleve të lojërave të fatit.

Në këtë aksion kanë qenë të përfshirë njësitet policore, njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunalë të rajoneve përkatëse.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 31 aparate të lojërave të fatit, një rulet, rreth 26.000 euro, shtatë shtëpiza kompjuteri dhe janë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar, të cilët pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version