“Rotary Club” në bashkëpunim me disa organizata tjera sot organizoi aksion për pastrimin e qytetit të Tetovës.
Organizatorët thonë se qëllimi i këtij aksioni i cili u zhvillua në 13 qytete në Maqedoni, nuk është vetë pastrimi i vendndodhjeve të caktuara, por edhe ngritja e vetëdijes, përceptimin e mjedisit të pastër dhe rëndësinë e të pasurit një qytet të pastër, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Tetovë aksioni ekologjik parasheh që të pastrohen Tregu i Gjelbër, Stadiumi i Qytetit, pista nga lumi, kopshti (i vjetër) “Mlladost”, qendra e qytetit, parku, teleferiku dhe disa blloqe rezidenciale.
Në qendër të qytetit të Tetovës përveç pastrimit, është mbajtur edhe një protestë simbolike./Telegrafi/