Në Bashkinë e Shkupit është ndërmarrë një aksion ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, me ç’rast janë pastruar rreth 3 kilometër vijë bregore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti është organizuar nga Biraria e Shkupit në bashkëpunim me ambasadën holandeze në vend dhe kompaninë Pakomak. Bërllogu i fortë i mbledhur, do të rizgjedhet për riciklim të mëtutjeshëm.
Organizatorët konsiderojnë se aktivitetet e këtilla janë shembull për përgjegjësi shoqërore individuale dhe korporative./Telegrafi/