Nën moton “Në xhep, nëse ske ku tjetër”, sot në shpatet e Vodnos do të realizohet akion ekologjik për pastrimin e mbeturinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksionin do ta kryejë lëvizja “Lead”, ndërsa në këtë aksion do të përfshihen edhe aktivistë nga etni të ndryshme në Maqedoni.
Projekti “Në xhep, nëse ske ku tjetër” është i mbështetur nga programi “Civika Mobilitas”, i cili është program i agjencive zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim. Ky projekt gjithashtu do të mbështetet nga Sektori për mbrojtjen e mjedisit hapësinor në qytetin e Shkupit./Telegrafi/