Ekipet e ndërmarrjes publike “Pastërtia dhe gjelbërimi” kanë mbjellur 500 lisa gjethëmbajtëse dhe shkurre dekorative, dhe rreth 64 mijë lloje të luleve në hapësirë prej 2,558 metër katror në qytetin e Kumanovës, njoftuan sot nga ndërmarrja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri në fund të sezonit pranverorë planifikojmë të mbjellim edhe 250 fusha me nga 200 lisa gjethmbajtës rreth qytetit”, deklaroi Bllgiva Jovanovska, udhëheqëse e sektorit tekniko-teknologjin në ndërmarrje.
Ajo apeloi tek qytetarët të kujdesen për fidanet e mbjellura dhe lulet, pasiqë disa fidane në rrugën “11 Tetori” tanimë janë shkatëruar nga ana e qytetarëve të papërgjegjshëm.
jovanovska theksoi se gjitha fidanet janë prodhim i ndërmarrjes./Telegrafi/