Telegrafi

Aksion ekologjik në Kriva Pallankë “Për qytet më të pastër”

Aksion pranveror ekologjik “Gjithë për Kriva Pallankë të pastër dhe të gjelbër”, do të mbahet sot në këtë qytet. Në kuadër të aksionit do të pastrohet rrethina e qytetit, duke marrë pjesë edhe administrata e komunës, të punësuarit në institucione dhe ndërmarrje publike, nxënës dhe mësues nga shkollat e mesme dhe fillore, shoqatat qytetare dhe një numër i madh i qytetarëve, njofton AIM.

Aksioni do të përfshijë mbledhjen e hedhurinave nga hapësirat e gjelbërta, trotuaret, terrenet sportive dhe të tjera. Siç njoftojnë nga vetëqeverisja lokale, ky aksion ka për qëllim të vërtetojë përgjegjësinë e përbashkët në mirëmbajtjen e ambientit jetësor./Telegrafi/