Kompania KEDS gjatë ditës se sotme ka marrë informacione se po keqpërdoret energjia elektrike në njërën nga lagjet e Prishtinës.
Pas kontrollit është vërejtur se brenda një objekti ka dhjetëra pajisje që prodhojnë valuta digjitale.
Dogana e Kosovës ka ngritur dyshimet se pajisjet janë të pazhdoganuara dhe ato janë duke u konfiskuar nga njësia e Doganës. Për momentin ekipet e Doganës së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, ndërsa KALLXO.com ka publikuar pamje nga konfiskimi i këtyre pajisjeve.