Telegrafi

Aksion i bukur nga Barcelona dhe shënohet goli i parë në derbi

Barcelona ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Atletico Madridit që po luhet në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Derisa katalunasit e nisë ndeshjen furishëm, pasoi edhe goli i tyre i epërsisë.

Pas vetëm 22 minutash lojë, Barcelona shënoi për 1-0, me Ousmane Dembelen që u tregua i saktë me goditjen e tij.

Gavi asistoi për mrekulli te francezi, që lëshoi një goditje në portën e Atletico Madridit. /Telegrafi/

https://twitter.com/CopaMundo10/status/1612183886561263617