Policia në Belgjikë ka arrestuar 12 persona në kuadër të një operacioni kundër terrorizmit, gati tre muaj pas një sulmi vdekjeprurës në Bruksel.
Të arrestuarit, gjatë natës së premte, duke u gdhirë e shtuna, dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, kanë bërë të ditur prokurorët, informon BBC.
Ndërsa, 40 të tjerë janë marrë në pyetje. Kontrollet janë bërë në 16 lagje, kryesisht rreth Brukselit dhe janë kontrolluar rreth 152 garazhe.
Shpërthimet vdekjeprurëse me bombë të 22 marsit, shkaktuan 32 të vrarë në aeroportin dhe në metronë e Brukselit.