Policia e Kosovës njofton se një person që ishte aksidentuar rëndë ditën e 28 marsit, sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima – mashkull me kombësi shqiptare – nuk ka arritur t’i përballojë më lëndimet e marra në aksidentin që ndodhi muajin e kaluar në Malishevë.
Pasi që viktima ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.