Site icon Telegrafi

Aksidenton 40-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe largohet nga vendngjarja

Një 40-vjeçare është gjetur në anë të rrugës me dëmtime në trup, dyshohet për shkak aksidentimi nga një automjet që më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja raportohet nga policia e Korçës, mbi atë çfarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 5:20 në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”.

Shtetësja është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë.

Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, e sigurisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/

Exit mobile version