Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje një këmbësor një natë më parë në zonën e Unazës së Madhe.
Në pranga ka rënë shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.
Nga pamjet e publikuara ne media, shihet se qytetari ka kaluar rrugën në një zonë e cila nuk është përcaktuar për këmbësorët, ndërsa makina e ka marrë para duke e “fluturuar” në ajër dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Aksidente të tilla janë shtuar sëfundi edhe në Kosovë.
Kjo për shkak se qytetarët vazhdojnë ta kalojnë rrugën në hapsirat ku nuk është e lejuar. /Telegrafi/