Site icon Telegrafi

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Foto: Ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi aksidentoi dy këmbësore njëra prej të cilave ndërroi jetë në spital.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34-vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60-vjeçe dhe N. K., 33-vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. /TCH/

Exit mobile version