E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur në Gllarevë nuk ka persona të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Është aksident vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/
—-
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se një veturë e nuses është aksidentuar.
Lexuesit kanë treguar se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/