Një veturë e eskortës së kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.
Për shkak të këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Gjilan
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar në këtë aksident komunikacioni.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.