Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht përballë stacionit policor qendra i njohur si 92-shi.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është veturë diplomatike, transmeton Telegrafi.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi duket se aksidenti nuk ka qenë i rëndë dhe se ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. /Telegrafi/