Dy burra u aksidentuan për vdekje pasi një veturë Tesla u përplas me një pemë dhe mori flakë në Teksas gjersa policia beson se askush nuk ishte i pranishëm në vendin e shoferit në kohën e aksidentit.
Tesla Model S 2019 po udhëtonte me një shpejtësi të lartë kur nuk arriti të perceptonte një rrugë me kthesa.
Viktimat, të dy në të 50-tat e tyre, u gjetën në sediljen e pasagjerit dhe në pjesën e pasme të automjetit, raporton bbc.
Provat sugjerojnë se “askush nuk po drejtonte automjetin në kohën e goditjes”, tha Mark Herman, polici i Rajonit 4 të Harris, duke shtuar se çështja është ende nën hetime.
Është e paqartë nëse tipari Autopilot i Tesla ishte në përdorim. /Telegrafi/