Një 23 vjeçare nga Kosova, është aksidentuar në Villnachern AG të Zvicrës, duke e goditur shenjën vertikale të komunikacionit.
Mediat zvicerane raportojnë se shqiptarja përkundër aksidentit të rëndë, nuk ka pësuar lëndime trupore.
Ndërkaq, dëmet e veturës të tipit Citorën, kalojnë shifrën 15 mijë franga.
Shqiptarja po dyshohet për përdorim të drogave apo alkoolit prandaj policia e ka detyruar atë të bëjë analizat.
Gjithashtu, sipas Blick, i është konfiskuar patentë shoferi. /Telegrafi/