Gëzimi i një shoferi 13 vjeçar të një Lamborghini Huracan është kthyer në një makth rrugëve me shi në Vancouver të Kanadasë.
Kjo pasi vetura portokalli pati një fat tragjik kur doli nga autostrada Trans Canada dhe u përplas në një kanal, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Policia menjëherë i është përgjigjur raportimit për aksident dhe ka shkuar në vend të ngjarjes.
Pavarësisht ashpërsisë së përplasjes, shoferi nuk ka pësuar lëndime, megjithëse ka mbetur i tronditur nga përvoja e tmerrshme.
Oficeri Chris Bigland u shpreh i gëzuar që nuk pati lëndime në përplasje, gjithmonë duke theksuar rreziqet e drejtimit të automjetit pa përvojën e duhur, veçanërisht në kushte të pafavorshme të motit.
Bëhet e ditur se tani shoferi 13 vjeçar po përballet me një sërë akuzash sipas Ligjit të Automjeteve, duke përfshirë shpejtësinë, drejtimin e automjetit pa kujdes dhe pa patentë. /Telegrafi/